Truss dhe Macron, një miqësi e re në politikën europiane

Truss dhe Macron, një miqësi e re në politikën europiane

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss e cilësoi presidentin francez, Emmanuel Macron si ‘shok’ në momentin kur njoftuan për planet e bashkëpunimit në takimin e parë të klubit të ri politik të shteteve.

Por, gjatë fushatës së saj të lidershipit ajo asnjëherë nuk kishte deklaruar nëse e konsideronte presidentin francez ‘shok ose jo’.

Macron tha se ai shpreson për një periudhë të re në marrëdhëniet post-Brexit.

Liderët nga BE, Britania, Turqia, Norvegjia dhe Ballkani u takuan për të parën herë në Komunitetin Politik Evropian në Pragë të enjten, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ata diskutuan për energjinë, emigracionin dhe sigurinë, me fokus të veçantë në luftën në Ukrainë. Kurse, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u inkuadrua në takim përmes videolidhjes.

Shpërndaje në: