Truss: Nëse zgjidhem kryeministre, do të isha aleatja më e ngushtë e Ukrainës

Truss: Nëse zgjidhem kryeministre, do të isha aleatja më e ngushtë e Ukrainës

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, është zotuar se do të bëhej “aleatja më e ngushtë” e Ukrainës nëse fiton garën për kryeministre.

Ajo tha se do të telefononte menjëherë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, nëse do të vinte në krye të detyrës, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

“Si kryeministre, unë do të isha mikja më e ngushtë e Ukrainës- duke ndjekur hapat e Boris Johnson dhe do të sigurohesha tërësisht se Putin dështon në Ukrainë dhe pëson një humbje strategjike dhe që Rusia do të kufizohej në të ardhmen”, tha ajo në një deklaratë.

“Ky konflikt është në barazpeshë dhe tani nuk është koha për të bërë thirrje për koncesione dhe kompromise ndaj një diktatori. Unë jam kandidatja që populli britanik mund t’i besoj ndaj Ukrainës dhe se ata duhet të besojnë në mbrojtjen e lirisë brenda dhe jashtë vendit”, shtoi Truss.

Truss është në garë kundër Rishi Sunak, por sipas sondazheve të fundit, ajo po prin në mesin e anëtarëve të Partisë Konservative e cila do të vendosë se kush do të jetë kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar. /Periskopi/

Shpërndaje në: