Tryeza e VV-së për sindikatat: Po kërkojmë atë që na u premtua më 19 nëntor 2019 nga Albin Kurti

Tryeza e VV-së për sindikatat: Po kërkojmë atë që na u premtua më 19 nëntor 2019 nga Albin Kurti

Nëntë Shoqata Sindikale të institucioneve të shërbimit civil në nivel qendror të Republikës së Kosovës, dje ju kanë adresuar Qeverisë me një shkresë.

Periskopi kishte raportuar se madje Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme kishte bërë një draft-Projektligj ku mësynte ta politizonte stafin civil.

Problemi kryesor edhe nga analistë të pavarur kishte të bënte me “mandatin e nëpunësve civilë në pozitat e kategorisë së mesme dhe të ulët drejtuese”.

Një gjë e tillë ka rritur edhe më shumë pakënaqësinë e sindikalistëve të cilët i kanë dërguar Periskopit listën me shqetësimet dhe kërkesat që kanë.

Periskopi:

Cilat janë shqetësimet e Sindikatës rreth plotësim-ndryshimit të Ligjit për Zyrtarët Publik?

Sindikatat:

Shqetësimet janë adresuar në shkresë të cilat janë proces si në vijim:

–          Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë

–          Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Paga

–          Rritjen e pagave paralel me rritjen ekonomike

–          Statusi i shërbyesve civili në institucioni ku janë fuzionuar

Periskopi:

Ministri Hekuran Murati në një reagim tha se ‘sindikatat janë të kapura’. Si e komentoni ju këtë deklaratë?

Sindikalistët:

NE po kërkojmë hapësirën dhe vendin që me datën 19 Nëntor 2019 z. Albin Kurti  e kishte thënë në tryezën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje me Sindikata me temën Dialogu shoqëror-“Përfshirja dhe fuqizimi i organizimit sindikal”. Mesazhi i kësaj tryeze ishte se “Sindikatat duhet të forcohen sepse të drejtat e punëtorëve mbrohen më së miri kur sindikatat janë të fuqishme e sindikatat e fuqishme i mbrojnë punëtorët nga arbitrariteti i punëdhënësit duke përfshirë edhe shtetin si punëdhënës. Kontratat në vendin e punës, respektimin e orarit, paga minimale, pushimi dhe të drejtat tjera, duhet të garantohen nga shteti por duhet edhe të mbrohen së bashku me sindikatat, punëtorët janë më të fortë kur sindikatat janë më të organizuara”.

Andaj NE përfaqësuesit e sindikatave të shërbyesve civil jemi të përkushtuar t’i japim epilog të gjitha sfidave dhe temave përmes dialogut social dhe për këtë edhe kemi kërkuar takim me z. Albin Kurti, Kryeministrin e Republikës së Kosovës.

Besojmë që Qeveria e udhëhequr nga z. Kurti do t’i përgjigjet kërkesës tonë të përbashkët për takim, dhe shtjellimin e gjitha temave.

Shpërndaje në: