Tuchel: E kam të vështirë ta besoj si mund të jetë kaq futbollist i mirë Kante

Tuchel: E kam të vështirë ta besoj si mund të jetë kaq futbollist i mirë Kante

Chelsea vazhdoi startin e mirë në Premie rLeague, me një fitore bindëse 3-0 kundër Tottenhamit, të dielën.

Në fakt, skuadra e Thomas Tuchelit nuk ishte aq impresive gjatë pjesës së parë.

Mirëpo, N’Golo Kante u fut në lojë me të filluar intervali i dytë dhe nuk do mend pse ndryshoi loja, transmeton Periskopi.

Derisa ai ishte brilant në mbrojtje, si gjithmonë, ai poashtu shënoi një gol falë edhe një devijimi për të dyfishuar epërsinë e Chelseat.

Pas ndeshjes, Tuchel dha një deklaratë sensacionale për francezin.

”Nëse e keni N’Golo Kanten, keni diçka që të gjithë po e kërkojnë. Keni gjithçka që iu duhet në mesfushë. Keni etikë pune, intensitet, fitim të topave, lojë brilante pa top, me top, driblime.

”E shoh këtë çdo ditë në stërvitje dhe është e vështirë ta besoj sa i fortë është ai. Luan mrekullisht në secilën ndeshje posedimi që kemi në stërvitje. Ai është njeri unik, nuk kam fjalë të tjera.”  /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: