Tuchel konfirmon lajmin e hidhur për fansat para ndeshjes me Man Unitedin: Ai nuk do të jetë i gatshëm

Tuchel konfirmon lajmin e hidhur për fansat para ndeshjes me Man Unitedin: Ai nuk do të jetë i gatshëm

Skuadra e Chelseat është rikthyer në shtëpi nga Bukureshti në gjendje të mirë, me të gjithë ata që udhëtuan drejt Rumanisë për ndeshjen e CL kundër Atletico Madridit që janë të gatshëm për takimin e Manchester Unitedin të dielën, transmeton Periskopi.

Mirëpo, tekniku gjerman konfirmoi në konferencën për medie para ndehjes këtë pasdite se Thiago Silva nuk do të jetë i përfshirë në skuadër, derisa po vazhdon rikuperimin nga një lëndim muskulor të cilin e pësoi kundër Tottenhamit më herët këtë muaj.

”Ai pati sesionin individual sot, në fushë, dhe u duk se ishte progres i madh,” potencoi Tuchel.

”Është hap i madh para tij, kështu që shpresoj se do t’i bashkohet grupit javën e ardhshme.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: