Tuchel zbulon detajet e lëndimit të N’Golo Kantes

Tuchel zbulon detajet e lëndimit të N’Golo Kantes

Chelsea arriti të marrë një barazim të vlefshëm mbrëmë ndaj Liverpool duke mbetur me 10 futbollistë që nga fillimi i pjesës së dytë.

Pas rezultatit pozitiv, blutë kanë pranuar një lajm jo të mirë rreth lëndimeve, pasi N’Golo Kante u lëndua dhe u desh të largohej nga fusha për tu zëvendësuar nga Kovacic.

Thomas Tuchel ka zbuluar se dalja e hershme e N’Golo Kante kundër Liverpoolit të shtunën erdhi për shkak të të njëjtit dëmtim të kyçit të këmbës që e mbajti atë jashtë ndeshjes së mëparshme të Premier Ligës me Arsenalin.

Mesfushori francez startoi kundër “Të Kuqve”, por u zëvendësua në pjesën e parë, pas një pjese të parë kaotike që përfunduan me dhjetë futbollistë në barazim 1-1 në Anfield.

Francezi u lëndua nga një duel me sulmuesin e Liverpool, Sadio Mane.

“Ai është i dëmtuar, ai duhej të dilte jashtë,” shpjegoi Tuchel në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

“Ai humbi ndeshjen e Arsenalit për shkak të dhimbjes në kyçin e këmbës. Nuk është asgjë serioze sepse ai ishte kthyer në stërvitje dhe, siç e shihni, filloi sot. Në fitimin e topit në këtë situatë, kundërshtari ra në kyçin e këmbës, dhe e përdredhi përsëri.

“Ai kishte të njëjtën dhimbje si para ndeshjes me Arsenalin kur e humbi atë. Atij i mungonte forca për të përshpejtuar dhe ne duhej ta hiqnim atë.

“A mund të ketë sfidë më të vështirë sesa të heqësh dorë nga një lojtar, të heqësh N’Golo Kante në gjysmë kohe duke luajtur ndaj Liverpoolit të Klopp? Por ne bëmë shkëlqyeshëm dhe jemi super të lumtur me atë që bëmë. Ne e merituam pikën”, përfundoi Tuchel.

Shpërndaje në: