Turisti çek rrëzohet me motor në malësinë e Librazhdit, dërgohet me helikopter në Tiranë

Turisti çek rrëzohet me motor në malësinë e Librazhdit, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turistit çek u rrëzua sot me motoçikletë në përroin e Cirovës, në zonën malore të fshatit Rinas të Librazhdit.

Sipas policisë rreth orës 19:00, një grup turistësh çekë, po përshkonin me motor rrugën malore mbi fshatin Rinas të Librazhdit, që lidhet me Shëngjergjin.

Njëri prej tyre shtetasi R.K, 53 vjeç, ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në përroin e Cirovës.

Turistët kanë njoftuar në numrin 112, Sallën operative të Librazhdit dhe menjëherë  në drejtim të tyre është nisur një patrullë policie dhe autoambulanca.

Si pasojë e terrenit të vështirë, transportimi me autoambulancë ishte i pamundur dhe në këto kushte, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka komunikuar me Ministrinë e Shëndetësisë për të dërguar një helikopter.

Helikopteri i shëndetësisë është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes duke bërë të mundur transportimin për në Spitalin Ushtarak të shtetasit çek, i cili kishte pësuar fraktura, në trup,  jashtë rrezikut për jetën.

 

Shpërndaje në: