Turizmi malor: Vitin tjetër rriten çmimet edhe në Theth

Turizmi malor: Vitin tjetër rriten çmimet edhe në Theth

Turizmi malor ka shënuar rritje të numrit të pushuesve gjatë këtij vitit. Zonat më të vizituara rezultojnë të jenë Alpet e Shqipërisë dhe zona e Thethit.

Pavlin Polia, pronar bujtinash në Theth tha në një intervistë për Euronews Albania se pas pandemisë sezoni turistik në Theth u kthye përtej pritshmërive, me një numër shumë të lartë turistësh kryesisht të huaj.

Shumica e vizitorëve në alpe janë kryesisht kryesisht nga Gjermania dhe vendet e Beneluksit. Veç hoteleve, rritje ka njohur dhe numri i pushuesve që preferojnë kampingjet.

Ai tha se çmimet e shërbimeve këtë vit janë të njëjta me një vit më parë, duke qenë se janë shitiu që një vit më parë. Por, Polia paralajmëroi rritje të çmimeve në Theth për vitin tjetër, që vjen sipas tij, pasojë e rritjes së kostove si në të gjithë sektorët e tjerë.

“Për këtë vit kemi operuar me të njëjtat çmime, nuk ka pasur lëvizje, pasi ne i shesim një vit përpara dhe i kemi qëndruar besnik çmimeve të një viti më parë. Për vitin që vjen do të ketë rritje çmimesh, pasi ka pasur edhe rritje të kostove. Për këtë vit është mbyllur me çmimet që kanë qenë”, tha Polia.

Shpërndaje në: