Turp dhe mjerim për Italinë: Balotelli kritikohet nga fansat e skuadrës së tij pasi u abuzua në baza racore nga tifozët rivalë

Turp dhe mjerim për Italinë: Balotelli kritikohet nga fansat e skuadrës së tij pasi u abuzua në baza racore nga tifozët rivalë

Serie A ishte nikoqire e disa skenave të turpshme në fundjavën e kaluar.

Mario Balotelli u abuzua në baza raciste nga fansat e Veronës gjatë ndeshjes kundër Brescias, raporton Periskopi.

Sulmuesi italian reagoi duke e goditur topin dhe duke u larguar nga fusha.

Ai u bind që të rikthehet eventualisht dhe iu kundërpërgjigj për mrekulli idiotëve duke shënuar një gol fantastik nga 25 metra distancë.

Mario Balotelli is consoled after racial abuse from Verona fans

Balotelli që nga ai incident është përkrahur nga fansat dhe bota e futbollit rreth e qark globit.

Por duket se fansat e skuadrës së tij nuk e përkrahën sjelljen e lojtarit të tyre.

Ultrasit e Brescias publikuan një komunikatë të turpshme ku përkrahën fansat e Veronës në vend të Balotelli.

“Nëse Balotelli nuk ishte i gatshëm psiqikisht që të ndeshej me fanklubin e Veronës dhe, mbi të gjitha, në një ndeshje kaq delikate në të cilën trajneri e kishte shansin e fundit për ta shpëtuar punën, atëherë është dashur të tregonte dhe të lironte vend për dikë që irritohet më pak se ai,” shkruhet ndër të tjerash në komunikatë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: