Turpërohen nga të tjerët: Kosova dhe Shqipëria luajnë “tri herë në ditë” me njëra-tjetrën

Turpërohen nga të tjerët: Kosova dhe Shqipëria luajnë “tri herë në ditë” me njëra-tjetrën

Kombëtaret e turpit në basketboll, Shqipëria e Kosova, zhvillojnë miqësore nderi më 28 nëntor

Për të nderuar Ditën e Flamurit, 28 nëntorit, do të zhvillohet një miqësore basketbolli në mes të Shqipërisë dhe Kosovës – dy ekipet më të dobëta në Ballkan.

Kjo miqësore do të mbahet në qytetin e bukur të Shkodrës, nesër prej orës 17:00.

Ekipi i Kosovës do të përbëhet nga lojtarët e Superligës tonë dhe do të drejtohet nga pejani, Bujar Loci.

Drejtori i Kombëtares së Kosovës, ish basketbollisti i famshëm, Granit Rugova, ka vlerësuar lart bashkëpunimin mes federatave.

“Ne kemi pranuar me kënaqësi ftesën nga Federata Shqiptare e Basketbollit të zhvillojmë këtë ndeshje vëllazërore, ku rezultati është në plan të dytë. Ne gjithmonë kemi pasur bashkëpunim të mirë me Federatën Shqiptare dhe ky bashkëpunim do të thellohet edhe më shumë. Për shkak të orarit, ekipi i Kosovës do të përbëhet nga lojtarët e Superligës, derisa ndeshjen do ta udhëheqë trajneri Bujar Loci”, është shprehur Rugova për faqen zyrtare të FBK-së.

Shqipëria e Kosova kanë zhvilluar shumë ndeshje miqësore mes tyre, por interesimi i publikut ishte fare i vogël, dhe askush nuk e mban mend rezultatin e ndeshjeve.

Në fakt, në dy ndeshjet e fundit kishin triumfuar dardanët në korrik të këtij viti. /Periskopi

Shpërndaje në: