Turpërohet Kosova: Raporti tregon se historia e romëve, ashkalive dhe egjiptasve është shpërfillur në tekste shkollore

Turpërohet Kosova: Raporti tregon se historia e romëve, ashkalive dhe egjiptasve është shpërfillur në tekste shkollore

Organizata Joqeveritare VoRAE [Zëri i komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas” bashkë me organizatën tjetër “Terre des Hommes” kanë nxjerrë një raport në të cilën turpërohet Kosova.

Toleranda dhe harmonia ndër-etnike duket se nuk përkthehene dhe në festimin dhe mësimin e historisë dhe kulturës së komuniteteve më të diskriminuara pakicë në vendin tonë.

Kështu del nga raporti i këtyre organizatave.

“Sipas këtij raporti, historia dhe kultura e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian është tërësisht e injoruar në tekstet shkollore dhe në këtë drejtim nxënësit lehtësisht mund të vijnë në përfundime se mësimi mbi historinë dhe kulturën e tyre është i parëndësishëm.” – shkruajnë organizatat, përcjell Periskopi.

Mos-mësimi mbi historinë dhe kulturën e komuniteteve në fjalë çon në mirëmbajtjen e kulturës së stigmatizimit dhe diskriminimit.

Raportin e plotë mund ta lexoni KËTU ndërkohë komentimin e tij më poshtë.

Raporti i VoRAE dhe TDH: Historia dhe kultura e romëve, ashkalinjëve dhe egjiptianëve është tërësisht e injoruar në tekstet shkollore

Organizatat joqeveritare, ‘’Voice of Roma, Ashkali and Egyptians’’ dhe ‘’Terre des hommes’’ të cilat në fokus të punës së tyre kanë komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, së fundi kanë nxjerr një raport më titull ‘’Diversiteti dhe gjithëprfshirja sociale – analizë e teksteve shkollore’’

Qëllimi i këtij raporti, ndër të tjera është të eksplorohet dhe të evidentohet se deri në çfarë mase antigjipsizmi, përmes gjuhës diskriminuese dhe të përjashtimit ndaj romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve është i pranishëm në tekstet shkollore publike të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë.

Sipas këtij raporti, historia dhe kultura e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian është tërësisht e injoruar në tekstet shkollore dhe në këtë drejtim nxënësit lehtësisht mund të vijnë në përfundime se mësimi mbi historinë dhe kulturën e tyre është i parëndësishëm.

Tutje thuhet se niveli i dhënies së njohurive dhe informacioneve mbi diversitetin kulturor në tekstet shkollore në Kosovë është tejet i limituar.

Sipas raportit, nxënësit kanë fare pak mundësi të marrin informacione në lidhje me ekzistencën e një shumëllojshmërie të grupeve kulturore dhe etnike brenda shoqërisë kosovare.

Në raportin e publikuar nga këto dy organizata, thuhet se një një faktor determinues që ndikon në shfaqjen dhe rritjen e paragjykimeve është mosnjohja e tjetrit.

‘’Komunitetet e margjinalizuara etnike si romët, ashkalinjtë dhe egjiptasit ndodhën në pozitë të pafavorshme shoqërore për shkak të diskriminimit dhe paragjykimeve ndaj tyre si forma të manifestimit të antigjipsizmit. Një faktor determinues që ndikon në shfaqjen dhe rritjen e paragjykimeve është mosnjohja e “tjetrit”. Prandaj, mungesa e njohurive mbi identitetin, historinë dhe vlerat e tyre kulturore nga komuniteti shumicë mund të jetë pengesë serioze për promovimin dhe zhvillimin e një shoqërie multietnike dhe gjithëpërfshirëse’’, thuhet në raport.

Sipas tyre, ndërtimi i një sistemi të edukimit bazuar në tekstet shkollore gjithpërfshirëse është e nevojshme për adresimin e pabarazisë sociale në vendin tonë dhe hap i duhur në luftimin e mënyrave të shfaqjes së anigjipsizmit

’Ndërtimi i një sistemi të edukimit bazuar në tekstet shkollore gjithpërfshirëse është një pikënisje e nevojshme dhe e rëndësishme në adresimin e pabarazisë sociale në vendin tonë dhe hap i duhur në luftimin e mënyrave të shfaqjes së anigjipsizmit – si formë specifike e racizmit ndaj Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve’’, thuhet ndër të tjera në këtë raport.

Po ashtu, ‘’Voice of Roma, Ashkali and Egyptians’’ dhe ‘’Terre des hommes’’ kanë nxjerr edhe disa rekomandime. Sipas tyre duhet që:

 

1.Të bëhet rishikimi/plotësimi i teksteve shkollore përmes qasjes së përfshirjes së dimensionve kulturore dhe historike të komuniteteve jo-shumicë, me qëllim te eleminimit të gjuhës përjashtuese dhe diskriminuese dhe zëvendësimit të saj me gjuhë gjithëpërfshirëse.

2.Përfshirja e ekspertëve të fushave të antropologjisë dhe njohjes të kulturës të komuniteteve joshumicë në Kosovë, dhe përfshirja e informatave në libra të shkencave shoqërore dhe filologjike.

3.Të krijohen njësi të veçanta në tekstet shkollore për historinë dhe kulturën e komuniteteve jo shumicë në Kosovë.

4.Të krijohen programe të veçanta të trajnimit për mësimdhënësit mbi ligjërimin e temave të gjithëpërfshirjes sociale dhe diversitetit kulturor dhe nxitjes mbi të menduarit kritik.

Shpërndaje në: