Turpërohet Man United: U mposht nga Liverpooli në garën për Minaminon sepse nuk e dinte çmimin e tij

Turpërohet Man United: U mposht nga Liverpooli në garën për Minaminon sepse nuk e dinte çmimin e tij

Liverpooli e ka siguruar me mençuri transferimin e Takumi Minaminos nga Red Bull Salzburgu.

Sulmuesi nga Japonia do të nënshkruajë për klubin më 1 janar, pas testeve mjekësore, me Liverpoolin që ishte në negociata me klubin austriak për gjashtë javë, raporton Periskopi.

Minamino është një prej talentëve më ngazëllyes të Salzburgut por, çuditërisht, do t’i kushtojë Liverpoolit vetëm diku rreth 10 milionë euro.

Minamino in action

Kjo për shkak të klauzolës së tij liruese, një për të cilën Manchester Unitedi qartazi nuk ishte në dijeni, “Mirror”.

“Djajtë e Kuq” ia kishin vënë syrin Minaminos dhe e shihnin atë si alternativë të James Maddisonit të Leicesterit, por nuk ishin në dijeni të klauzolës së tij liruese.

Thuhet se ata kishin pritur që ai të kushtonte tetë shifra.

Më shumë dëshmi se Liverpooli është klubi më i mençur në Angli aktualisht. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: