Turqia dhe Rusia arrijnë marrëveshje për eksportin e grurit ukrainas

Turqia dhe Rusia arrijnë marrëveshje për eksportin e grurit ukrainas

Rusia dhe Turqia e kanë arritur një marrëveshje që i mundëson anijeve turke ta eksportojnë grurin ukrainas përmes porteve të “Detit të Zi”.

Marrëveshja është arritur më 22 qershor pas një takimi që kishin delegacioni turk dhe ai rus.

“Palët diskutuan për daljen e sigurt të anijeve tregtare turke dhe eksportin e grurit nga portet e Ukrainës, po ashtu edhe mbi lundrimin e sigurt në Detin e Zi”, – theksohet në deklaratën e ministrisë së jashtme të Rusisë.

Miliona tonë grurë dhe drithëra kanë mbetur në Ukrianë për shkak të bllokimit të disa porteve nga Rusia.

Turqia është bërë ndërmjetësuese ndërmjet tyre dhe kështu anijet tregtare turke do të mund të kalojnë.

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar pasiguri në vendet afrikane, duke mbetur me pak rezerva ushqimit.

Shpërndaje në: