Turqia do të blejë të tjera raketa nga Rusia

Turqia do të blejë të tjera raketa nga Rusia

Pavarësisht kundërshtimeve të ShBA-së dhe NATO-s, Turqia po synon të blejë raketa të tjera nga Rusia.

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Rusia dhe Turqia po punojnë për një kontratë të re të shitblerjes së sistemeve raketore ruse S-400.

Moska shpreson të nënshkruajë një marrëveshje për të furnizuar Turqinë me më shumë sisteme S-400, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ka konfirmuar më 23 tetor, eksportuesi shtetëror rus i armëve, Rosoboronexport.

Uashingtoni e ka pezulluar Ankaranë nga programi i aeroplanëve luftarak F-35, në të cilin Turqia ishte prodhues dhe blerës.

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka paralajmëruar sanksione Turqisë dhe Egjiptit, për marrëveshjet ushtarake që këto vende kanë lidhur me Rusinë, përcjell periskopi.

Shpërndaje në: