Turqia hap fabrikë në një komunë të vogël në Serbi, punësohen 400 persona

Turqia hap fabrikë në një komunë të vogël në Serbi, punësohen 400 persona

Kryetari i komunës serbe të Arlijes, Millosh Nedelkoviq ka bërë me dije se kompania e madhe turke Erteks, do të ndërtojë një fabrikë në këtë komunë, në të cilën do të punësohet 400 njerëz.

“Kjo kompani merret me prodhimin e letrave higjenike dhe në të do të punësohen rreth 400 punëtorë. Ndërtimi i saj vjen falë një memorandum bashkëpunimi që është nënshkruar gjatë këtij viti”, ka thënë Nedelkoviq, shkruan B92, transmeton Periskopi.

“Ne kemi kryer të gjitha punët me Ministrinë dhe presim që procesi të kompletohet gjatë këtyre ditëve. Nëse gjithçka shkon sipas planit të paraparë, ndërtimi i fabrikës do të bëhet në fillim të vitit tjetër. Ekipi për ndërtimin e saj ka arritur në Serbi dhe aktualisht është në Beograd”, ka thënë ai.

Investitorët nga Turqia kanë paraparë që rreth 80 për qind e produkteve totale të shkojnë në Evropë dhe në tregjet e Rusisë me një eksport që do të kap një shumë prej 2 milionë eurosh brenda muajit./Periskopi/

 

 

 

Shpërndaje në: