Turqia jep mbështetje të plotë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës

Turqia jep mbështetje të plotë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë vizitës së tij në Turqi është takuar me homologun e tij, Hulusi Akar, i cili ka dhënë mbështetjen e Turqisë në anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe, NATO, Këshillin e Europës, si dhe në organizatat e tjera rajonale dhe më gjerë.

Në takim, u bisedua mbi intensifikim të mëtejmë të bashkëpunimit në mes të të dy ministrive të mbrojtjes dhe të dy forcave, që është në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Po ashtu, dy ministrat biseduan për zhvillimet gjeopolitike, pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit të tij në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Mehaj e falënderoi homologun e tij për rolin dhe kontributin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, në ndërtimin dhe zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, e në anën tjetër, ministri turk i mbrojtjes ritheksoi vazhdimin e mbështetjes së Turqisë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.

Shpërndaje në: