Turqia lëshon rreth 700 urdhërarreste për lidhje me Gulenin

Turqia lëshon rreth 700 urdhërarreste për lidhje me Gulenin

Zyra e prokurorit turk ka lëshuar sot urdhërarreste për 695 persona, nën dyshimin se ishin të lidhur me rrjetin e klerikut mysliman, Fethullah Gulen, për të cilin Ankaraja pretendon se qëndron pas përpjekjes për grusht -shtet ushtarak të vitit 2016, njoftojnë mediat turke.

Agjencia e lajmeve Anadolu raporton se prokurorët po kërkojnë ndalimin e 467 personave, si mbështetës të Gulenit, të dyshuar për mashtrim në një test të promovimit të policisë në 2009.

Shpërndaje në: