Turqia lëshon urdhërarrest edhe për profesorë universitar

Policia kumtoi se gjatë ditës tashmë ka arrestuar 31 persona në kuadër të hetimit kundër organizatës terroriste të Gulenit.
Aksioni është zbatuar në Ankara dhe në 15 qarqe të tjera të vendit.
Sipas CNN-Turk, është e mundur që 22 nga të dyshuarit të kenë ikur nga shteti. Në Turqi deri më tani janë arrestuar mbi 37.000 njerëz në kuadër të hetimit kundër bashkëpunëtorëve të Gulenit.
Janë ndërruar apo përkohësisht janë larguar nga detyra 100.000 gjykatës, prokurorë, policë, mësimdhënës dhe nëpunës të tjerë shtetërorë.