Turqia provokon Athinën me avionë luftarak, autoritet greke në alarm avionët luftarakë që fluturuan mbi Egje

Turqia provokon Athinën me avionë luftarak, autoritet greke në alarm avionët luftarakë që fluturuan mbi Egje

Avionët turk kanë kryer 39 shkelje të hapësirës ajrore kombëtare dhe 9 shkelje të rregullave të trafikut ajror në FIR të Athinës.

Nga avionët turk që fluturuan mbi Egjeun Veri-Lindor, Qendror dhe Juglindor, 10 ishin luftarakë F-16, 2 ATR-72 të bashkëpunimit detar, 1 UAV pa pilot dhe një helikopter.

Të 8 shkeljet janë bërë nga UAV dhe 31 nga ATR-72.

Siç raporton GEETHA, avionët turq janë identifikuar dhe kapur sipas rregullave ndërkombëtare, sipas praktikës standarde.

Ndërkohë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis paralajmëroi presidentin turk Erdogan që most ë merrej me “fantazi neo-otomane”.

Në një intervistë për CNN, Mitsotakis tha se Greqia do të bëjë çdo gjë për të mbrojtur sovranitetin e saj, ndërsa shtoi se një konflikt në Europën Juglindore, është gjëja e fundit që i duhet kontinentit pas luftës në Ukrainë.

Ai gjithashtu “këshilloi” Erdoganin që të merret me ekonominë turke në rënie. /abcnews.al

 

Shpërndaje në: