Turqia rrezikon anëtarësinë në NATO si pasojë e sjelljes ndaj puçistëve

Turqia rrezikon anëtarësinë në NATO si pasojë e sjelljes ndaj puçistëve

Departamenti i Shtetit thotë se është duke monitoruar situatën se si qeveria turke po i përgjgjijet grusht shtetit të dështuar. Anëtarët e Aleancës, janë të vendosur të ‘mbështesin demokracinë, duke përfshirë edhe tolerancën ndaj diversitetit’.

Turqia mund të bie në kundërshtim me objektivat e NATO’s ‘nëse dështon ta respektojë demokracinë’ dhe nëse dështon të respektojë sundimin e ligjit në valën e situatës së pas grusht shtetit të dështuar, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Përgjigjia e qeverisë turke ndaj grusht shtetit të dështuar ka alarmuar ShBA’të dhe BE’në, pasiqë ata që kanë qenë organizatorë të puçit janë quajtur si ‘kancer’ dhe një fjalor i tillë duket se është ‘i papranueshëm për institucionet publike’, shkruan Independent.

Nga zyra e shtypit të Departamentit të Shtetit thuhet se ‘është ende të flitet’ nëse goditja e qeverisë së Erdoganit do të gjeopatizojë anëtarësinë e Turqisë në NATO.

Mirëpo, lidershipi i NATO’s e ka bërë të qartë se ‘respektimi i demokracisë nënkupton edhe tolerancën ndaj diversitetit’ dhe kjo është një nga pesë shtyllat kryesore që duhet ta respektojnë anëtarët e Aleancës.

Më shumë se 8000 policë janë suspenduar në Turqi pas grusht shtetit të dështuar, si dhe 6000 ushtarë, përfshirë edhe njerëz në gjyqësi dhe trupa tjera të shtetit turk si pjesë e përgjigjes së qeverisë së Erdoganit ndaj ngjarjeve të së premtës.

Erdogan ka thënë se njerëzit që kanë marrë pjesë në grusht shtet ‘duhet të paguajnë për këtë’ si dhe qeveria turke do ta shqyrtojë edhe mundësinë e dënimit me vdekje për njerëzit që besohet se kanë kryer ‘akt tradhëtië ndaj shtetit’.

Në një konferencë për media, Sekretari i Shtetit John Kerry ka thënë se Amerika ‘qëndron përkrah lidershipit të zgjedhur në Turqi’ por edhe se ‘ne kërkojmë urgjentisht nga qeveria turke që të respektojë në nivelet më të larta institucionet demokratike të vendit’.

Në anën tjetër, Shefja e Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Frederica Mogherini ka thënë se ‘vendet që miratojnë dënimin me vdekje nuk mund t’i bashkohen BE’së”.

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka këmbëngulur se ‘Presidenti Erdogan do të respektojë demokracinë”.

Mogherini dhe Kerry kanë folur në Bruksel për situatën në Turqi, ku po mbahet edhe një takim i 28  ministrave të jashtëm të BE’së.

Zyrtarët në Uashington kanë mohuar se ‘deklaratat e Kerryt kanë qenë një paralajmërim për anëtarësinë e Turqisë në NATO’. /Periskopi/

Shpërndaje në: