Tusk ia shkel shpejt veturës, i merret patentë shoferi dhe gjobitet nga Policia

Periskopi.com Lajme

Policia polake ia ka pezulluar përkohësisht patentën e shoferit ish-zyrtarit të lartë të Bashkimit Evropian, Donald Tusk dhe e ka gjobitur për shpejtësi të madhe në vozitje, transmeton Periskopi.

Tusk që aktualisht është kryetar i partisë kryesore opozitare polake, Platforma Qytetare, shkroi në Twitter se dënimi ishte adekuat dhe se ai do ta pranonte atë pa diskutim, raportoi AP.

‘’I është hequr patenta për tre muaj dhe ka marrë 10 pikë dënimi, nga 24 të lejuara dhe një biletë shpejtësie.’’, thuhet në raportim.

Policia në Mlawa, në pjesën qendrore të Polonisë, ku Tusk u ndalua, tha se shoferi 64-vjeçar ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar në një zonë të populluar me më shumë se 50 kilometra, i është hequr patenta për tre muaj dhe është dënuar për shpejtësi./PERISKOPI/