‘T’vras, hiq mos ta nin’ – Zeka iu lut Nasim Haradinajt mos ta lë të gjallë nëse plagoset në Koshare

‘T’vras, hiq mos ta nin’ – Zeka iu lut Nasim Haradinajt mos ta lë të gjallë nëse plagoset në Koshare

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka sonte në Debat Plus duke folur për luftën e Koshares të para 20 viteve, ka përkujtuar momentin e parë kur ka hyrë në kufi të Kosovës. Ai thotë se bashkë me Nasim Haradinjan kishin ardhur pas 18 viteve.

Madje Zeka ka treguar diçka interesante që i kishte kërkuar Haradinajt, transmeton Periskopi.

‘’Bashkë me Nasimin pas 18 viteve, para se me u futë në kufi. Kemi qenë me Nasimin edhe në SHBA. Kur kemi hy në kufi, i thash; Nasim po du me fol me ty diçka. Pashë Zotin, a ma jep besën që nëse plagosem, mos me m’lanë gjallë. Nasimi ma ktheu: Unë atë punë pa besë ta kry, t’vras,  hiq mos ta nin’’, ka Zeka.

Tutje ai thekson se në atë betejë është bërë një luftë e madhe.

Vetë fakti që ushtarët kanë hangër  e kanë pi në kazermën e ushtrisë jugosllave, flet edhe dëshmon që aty është bërë një luftë shumë e madhe’’./PERISKOPI/

Shpërndaje në: