Twitter ndan të dhënat e përdoruesve me reklamuesit pa dijeninë e tyre

Periskopi.com Tech & Auto

Rrjeti social Twitter njoftoi se i ndau të dhënat e përdoruesve të tij me reklamuesit pa pëlqimin e tyre.

Twitter vuri në dukje se problemet ishin vërejtur “te zgjidhja e cilësimeve të përdoruesve, të cilat mund të mos kenë punuar siç ishte menduar”, transmeton KosovaPress.

Ai gjithashtu thotë se të dhëna të caktuara të përdoruesit, të tilla si kodi i një vendi, mund të jenë ndarë me partnerët e reklamimit që nga maji 2018, edhe nëse përdoruesit nuk kanë dhënë lejen për ta bërë këtë.

Twitter gjithashtu tha se që nga shtatori 2018, reklamat mund të jenë duke u bazuar “në përfundime” të bëra në lidhje me pajisjet e përdoruesve pa pëlqimin e tyre.

Informacionet e tilla mbetën brenda në Twitter dhe nuk përmbante fjalëkalime ose llogari të postës elektronike, sipas faqes zyrtare të kompanisë.

Boshllëqet u fiksuan në 5 gusht, ndërsa ka nisur një hetim në Twitter lidhur me rastin.

 

Shpërndaje në: