Twitteri bllokohet për disa përdorues rusë

Twitteri bllokohet për disa përdorues rusë

Videot dhe imazhet dramatike të pushtimit dhe vuajtjeve që Rusia ka shkaktuar në Ukrainë janë bërë virale në mediat sociale – tani qasja në Twitter, ku shumë imazhe të tilla shpërndahen, është bllokuar për disa nga përdoruesit në Rusi, ka thënë për BBC kompania e lidhjes së internetit NetBlocks.

Shërbimet filluan të ndërpriten të shtunën në mëngjes në shumë ofrues.

Autoritetet ruse dhe platformat e mediave sociale janë përplasur për rregullat e platformës në lidhje me konfliktin me Ukrainën.

“Kufizimi i Twitterit nga Rusia do të kufizojë ndjeshëm rrjedhën e lirë të informacionit në një kohë krize kur publiku ka më shumë nevojë të qëndrojë i informuar”, tha drejtori i NetBlocks, Alp Toker.

Shpërndaje në: