Twitteri ia bllokon Presidentit Trump një postim

Twitteri ia bllokon Presidentit Trump një postim
Twitter ka lajmëruar se kanë bllokuar një postim nga Donald Trump për shkelje të politikave (rregullave) të Twitter-it, më saktësisht “glorifikimin e dhunës bazuar ne kontekste historike të frazës së fundit në postim.

Thuhet se lidhja e këtij postimi (tweet) me dhunën nënkupton që “ekziston mundësia që njerëzit të inspirohen për vepra të ngjashme”.

Postimi i Trump ndër të tjera përmbante fraza si : “banditët” po turpërojnë kujtimin e George Floyd.

Fraza e fundit ne postim thoshte se “grabitjet fillojnë, te shtënat fillojnë”.

Presidenti Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për kompanitë e mediave sociale

Duke përshkallëzuar luftën e tij me kompanitë e mediave sociale presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të enjten që sfidon mbrojtjen ndaj detyrimeve ligjore që këto kompani kanë për materialet e postuara nga përdoruesit e tyre.

Megjithatë, masa duket se ka të bëjë më shumë me politikën sesa substancën, pasi presidenti kërkon të mbledhë pas vetes mbështetësit e tij pasi ai sulmoi Twitter-in për aplikimin e konceptit të kontrollit të fakteve në dy nga postimet e tij.

Presidenti Trump tha se kontrollet e fakteve ishin “vendime editoriale” nga Tëitter dhe kishin të bënin me një aktivizëm politik.

Ai tha se kjo lëvizje do t’u kushtojë kompanive të mediave sociale mbrojtjen nga paditë për ato që janë postuar në platformat e tyre.

Trump, i cili personalisht mbështetet shumë tek Tëitter-i për të sulmuar armiqtë e tij, ka akuzuar prej kohësh gjigantët e teknologjisë në Silicon Valley që anojnë nga liberalët, se po vënë në shënjestër konservatorët duke i kontrolluar ose duke hequr postimet e tyre.

Shpërndaje në: