Tyson Fury – Deontay Wilder III: Mësohet ora kur fillon meçi

Tyson Fury – Deontay Wilder III: Mësohet ora kur fillon meçi

Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të kompletojnë sonte trilogjinë mes tyre.

Dy boksierët e peshave të rënda garojnë për titullin e WBC, titull ky që mbahet aktualisht nga Fury.

Në Las Vegas të ShBA-së, dyshja do t’i japin fund një herë e mirë dilemës se kujt i takon ky titull.

Sipas raportimeve të fundit, koha kur do të fillojë meçi planifikohet të jetë 04:30 sipas kohës sonë lokale, por mund të ketë vonesa të lehta varësisht nga duelet paraprake.   /Periskopi/

Shpërndaje në: