Tyson pyetet nëse do ta mposhte Joshuan në kohën më të mirë të tij – jep përgjigje interesante

Tyson pyetet nëse do ta mposhte Joshuan në kohën më të mirë të tij – jep përgjigje interesante

Kush do të fitonte një ndeshje fantastike të peshave të rënda midis Mike Tyson dhe Anthony Joshuas? Boksieri amerikan nuk ka mundur të prognozoj një duel të tillë pasi ka simpati për britanikun.

‘Iron Mike’ apo “Mike i Hekurt” si duket nuk i ka pëlqyer shanset e tij për një duel kundër Joshuas, transmeton Periskopi.

Ish-kampioni i padiskutueshëm botëror i peshave të rënda është një tifoz i madh i Joshuas, i cili mbante titujt e WBA-së, IBF dhe WBO përpara se të humbiste nga Andy Ruiz muajin e kaluar dhe nuk ka folur rreth një fitore të tij ndaj britanikut.

“Hej, me të vërtetë unë e pëlqej atë. Ju e dini çfarë boksieri është ai? Ai me të vërtetë është fryma e gjeneratës së re”, ka thënë fillimisht Tyson.

“Ai është me të vërtetë i pastër, me të vërtetë duket i pastër, ai është një njeri i pastër, është një luftëtar i pastër, ai është një goditës i mirë”.

“Dëshiroj vetëm më të mirën për të”.

Tyson u pyet pastaj nëse ai mund të mposhte 29-vjeçarin britanik në një duel të peshave të rënda mes tyre.

“Nuk e di, egoja ime thotë, se askush nuk mund të më mundë. Por, ju e shihni atë dhe… ai duket i bukur!”.

“Ai thjesht duket si një luftëtar? Ai duket sikur ka lindur për të bërë atë që duhet të bëjë”.

“Ai ka nevojë për më shumë përvojë, por kjo do të vijë në jetë”, përfundoi legjenda amerikane e boksit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: