U bë për spital për ditëlindje, Agim Ademi: Dyshohet se ai që e rrahu është vartës i tij

U bë për spital për ditëlindje, Agim Ademi: Dyshohet se ai që e rrahu është vartës i tij

Agim Ademi po e festonte ditëlindjen e tij të 60 kur u sulmua fizikisht nga një person. Nga ky sulm fizik, për ditëlindje ai u detyrua të kërkonte ndihmë në njërin prej spitaleve të Prishtinës. Tashmë, dalin info të reja në lidhje me sulmuesin.

Para pak ditësh, Agim Ademi dëgjoi popullin dhe e shkarkoi kryetrajnerin Bernard Challandes nga kombëtarja e Kosovës.

Sot, ai ishte në parkun e Gërmisë në një aktivitet të panjohur, ndoshta personal, duke e festuar ditëlindjen.

Jo zyrtarisht thuhet se dyshohet që Ademi është sulmuar nga dikush prej zyrtarëve të Federatës së Futbollit të  Kosovës (FFK), ku qe një kohë ka pasur probleme të ndryshme në mes zyrtarëve dhe krerëve të lartë të saj, dhe nuk kanë munguar as raportimet për përleshje fizike brenda shtëpisë së futbollit.

Ai po intervistohet momentalisht nga Policia e Kosovës dhe besohet që e njeh personin që e ka sulmuar. /Periskopi

Shpërndaje në: