U.d Presidentja Osmani pa maskë pranë fëmijëve në një kopsht

U.d Presidentja Osmani pa maskë pranë fëmijëve në një kopsht

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, para disa ditëve ka vizituar një kopsht të fëmijëve në Prishtinë.

Në bazë të fotografive të publikuar nga ‘Ama Kopshti’, shihet se Vjosa Osmani nuk bartë maskën edhe pse i ekspozohet nga afër fëmijëve.

Vjosa Osmani vazhdimisht ka bërë thirrje që të respektohen masat e vendosura në luftë ndaj koronavirusit, por si duket tani në kohë të para fushatës për zgjedhjet parlamentare, këto masa nuk po respektohen as nga ajo.

Osmani njëjtë ka vepruar edhe në ditën kur ka filluar gjysmëvjetori i dytë shkollor, duke mos vendosur maskën.

Ndërkohë sot në vend janë raportuar 14 raste të vdekjes nga koronavirusi, numri më i lartë në vitin 2021.

Instituti i Shëndetit Publik (IKSHPK) apelon që masat të respektohen e që janë: maska, distanca sociale dhe higjiena./Periskopi/

 

Shpërndaje në: