U dënua me 15 vjet burgim, gjykata liron nga qelia Moisi Habilajn, e dërgon në arrest shtëpie

U dënua me 15 vjet burgim, gjykata liron nga qelia Moisi Habilajn, e dërgon në arrest shtëpie

Gjykata e Apelit të Katanias e ka liruar në arrest shtëpie Moisi Habilajn i cili nga Shkalla e Parë është dënuar me 15 vite burg për trafik droge.

Sipas mediave italiane, ai do të qëndrojë tek një i afërmi i tij në Siçili. Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj akuzohen për grup të strukturuar kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Siçilisë në Itali. Moisi Habilaj u arrestua në vitin 2017.

Emri i tij është i lidhur me Saimir Tahirin, ish- ministrin e brendshëm, jo vetëm si i afërm por dhe i dyshuar si bashkëpuntorë bashkë në trafik droge. Të dy kanë procese gjyqësore të hapura në dy shtete të ndryshme nga njëri- tjetri, raporton Lapsi.al.

Grupi Habilaj akuzohet nga drejtësia italiane se ka transportuar drogë me vlerë 20 milionë euro nga Shqipëria drejt Italisë.

Shpërndaje në: