U dërgua në gjendje të rëndë në spital, vdes 75 vjeçari

U dërgua në gjendje të rëndë në spital, vdes 75 vjeçari

Mbrëmë në Emergjencë në Ferizaj është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore I.A., 75-vjeç, i cili më pas ka vdekur. Sipas policisë bëhet fjalë për vdekje natyrale.

Lidhur me këtë rast nga, hetuesit nga stacioni në Shterpcë, i kanë kontaktuar familjarët e viktimës, deshmitarët dhe kanë dalë edhe në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima është gjetur nē gjendje të rëndë shëndetësore në shtēpinë e tyre.

Këto informacione i ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 10.07.2022 rreth 21:16 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar nje informacion në Qendrēn Emergjente në Ferizaj, një person me inicialet I.A i moshës 75 vjeçar, ēshtē sjellur në gjendje jo të mirë shëndetësore nga familjarët e tij. Më pas, mjekët kujdestar pas tretmanit mjekēsor, kanë konstatuar se i njëjti ka vdekur ( vdekje natyrale). Lidhur me këtē ngjarje, policia,  hetuesit nga stacioni Shterpcë, i kanë kontaktuar familjarët e viktimës dhe deshmitarë dhe kanë dalë edhe në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima është gjetur nē gjendje të rëndë shëndetësore në shtēpinē e tyre. Nē lidhje me kētë është infomruar edhe Prokurori nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe me vendim të tij inicuar shënim zyrtar”, tha Veseli.

Sipas raportimit të gazetës Sinali, 75 vjeçari ishte rrahur nga djali i tij.

Shpërndaje në: