U deshën 47 penj për ta qepur plagën e Furyt pas kësaj goditje brutale që e mori në meçin e fundit

U deshën 47 penj për ta qepur plagën e Furyt pas kësaj goditje brutale që e mori në meçin e fundit

Tyson Fury e ka mposhtur me mjaft vështirësi Otto Wallin në meçin e 15 shtatorit që u zhvillua në Las Vegas.

Britaniku vazhdoi bilancin e të qenurit i pamposhtur, por këtë e bëri me 47 qepje në sy, raporton Periskopi.

Kjo pasi ai mori një goditje jashtëzakonisht të fuqishme në rundin e tretë, që i shkaktoi gjakderdhje të vazhdueshme në sy.

Çarja ishte aq e rëndë, saqë gjakderdhja nuk iu ndal deri në fund.

E tani është konfirmuar se i janë dashur 47 qepje për ta mbyllur plagën. E rëndë, apo jo? /Periskopi.com/

Shpërndaje në: