U fryen se Kurti mbante çadrën vet: Militantët e VV-së mbyllin sytë, Kurtit i mbahet çadra nga dikush

U fryen se Kurti mbante çadrën vet: Militantët e VV-së mbyllin sytë, Kurtit i mbahet çadra nga dikush

Javën e kaluar ishte Samiti i Brdos, dhe kryeministri Kurti mori pjesë së bashku me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe me liderët e Bashkimit Evropian. Ashtu si të tjerët, edhe ai mbante çadrën vet, por kjo mjaftoi që të shpërthente ‘festa’ në grupin “Me kryeministrin”. Sidoqoftë, sot Kurti ka bërë mu të kundërtën e asaj për të cilën është lavdëruar.

Kurti është parë në shoqërimin e Agim Bahtirit në Mitrovicë në këtë ditë me shi duke bërë fushatë.

Por, Kurti shihet qartë se nuk po e mban çadrën vet, ashtu siç nuk po e mbante as z. Agim Bahtiri, përcjell Periskopi.

E megjithatë, militantët e VV-së kanë vendosur të mos flasin e as kritikojnë liderin e tyre ashtu siç kishin bërë me Lumir Abidixhikun për të njëjtin veprim. /Periskopi

Shpërndaje në: