U godit brutalisht me bërryl dhe u ndëshkua me të verdhë, Demiral shpreh pakënaqësinë në rrjetet sociale

U godit brutalisht me bërryl dhe u ndëshkua me të verdhë, Demiral shpreh pakënaqësinë në rrjetet sociale

Sikur të mos mjaftonte dëmi, për Merih Demiral erdhi edhe ndëshkimi nga arbitri, që ishte një befasi e vërtetë në fakt.

Ajo e djeshme, nuk ishte një mbrëmje veçanërisht me fat për Merih Demiral: një goditje me bërryl të hapur nga Gjuric, afër syrit, që e bëri mbrojtësin turk një maskë gjaku në pak sekonda.

E pavarësisht goditjes së pësuar, atalantini u dënua gjithashtu me karton të verdhë nga arbitri i ndeshjes për protestat e ashpra. Dhe kështu në fund të lojës ai komentoi me hidhërim në mediat sociale, duke publikuar një fotografi të fytyrës së tij të goditur: “Pas kësaj, unë edhe u ndëshkova me të verdhë…”

 

Shpërndaje në: