U largua nga Kosova për Shqipërinë, Ardian Ismajli justifikohet kështu

U largua nga Kosova për Shqipërinë, Ardian Ismajli justifikohet kështu

”Dje ishte kapiten i Kosovës, U-21, por do ta vazhdojë karrierën internacionale te Kombëtarja e Shqipërisë” – kështu e ka nisur mediumi kroat, 24sata.hr shkrimin për largimin e Ismajlit nga ”Dardanët” drejt ”Kuqezinjëve”.

Mbrojtësi i Hajduk Split ka vendosur që të marrë pasaportë shqiptare, për të luajtur në njëren prej Kombëtareve më premtuese në kontinentin e vjetër.

Ai pranoi ftesën e Christian Panuccit, i cili e kishte kontaktuar mbrojtësin që prej gjashtë muajsh, shkruan 24sata.

”Menjëherë pas ftesës së Panuccit, unë vendosa të luajë për Shqipërinë në vazhdim, por nuk doja t’i lija miqtë të Kosovës U-21 derisa të mbaronin eliminatoret”.

”Unë isha kapiteni dhe lojtari më i mirë. Andaj nuk do të ishte në rregull që të largohesha atëherë, por pas përfundimit të këtij cikli, unë e pranova ftesën e Shqipërisë”.

”Ne jemi një komb. Unë shpresoj që së shpejti të bëhemi një Kombëtare, por të dyja tani janë më ndryshe. Shqipëria është më e mirë dhe më ofron më shumë mundësi të zhvillimit”.

”Pas gjithë atyre ndeshjeve me Kosovën U-21, prindërit më mbështetën t’i bashkohem Shqipërisë. Disa njerëz e gazetarë më kanë kritikuar për vendimin tim duke më thënë se s’do të kem vend te Shqipëria, por jam i sigurt në vete”.

”Do ta shohim se çfarë janë planet e Panuccit dhe nëse do të mund të luaj ndaj Skocisë në ndeshjen e radhës të Ligës së Kombeve”, tha Ismajli në mes të tjerash./Periskopi/

Image result for ardian ismajli

Shpërndaje në: