U lënduan në ndeshjen ndaj Milanit, kur pritet të rikthehet në fushë Berat Gjimshiti

U lënduan në ndeshjen ndaj Milanit, kur pritet të rikthehet në fushë Berat Gjimshiti

Mbrojtësi i Kombëtares Berat Gjimshiti është në rrugën e duhur të rikuperimit.

Sipas mediave italiane, futbollisti i Atalantës do t’i duhet edhe një muaj për t’u rikthyer në fushë, pas atij dëmtimi të rëndë që pësoi.

Kështu që 29- vjeçarin do ta shohim në fushë në fund të muajit tetor.

Gjimshiti mungon që prej 21 gushtit, ku u dëmtua në ndeshjen mes Atalantës dhe Milanit, e përfunduar 1-1, kjo edhe për meritë të tij, pasi për 81 minuta në fushë ishte i pakalueshëm.

Gjimshiti ishte një mungesë e rëndësishme për Shqipërinë në Ligën e Kombeve dhe me shumë mundësi ai do të humbasë edhe miqësoren ndaj Arabisë Sauditë më 26 tetor, ndërkohë pritet që të jetë i gatshëm për miqësoren tjetër me Italinë më 16 nëntor.

Shpërndaje në: