U mashtruam: KF Llapi nuk ka fituar Kupën e Kosovës në futboll, por në fudboll

U mashtruam: KF Llapi nuk ka fituar Kupën e Kosovës në futboll, por në fudboll

Tashmë është bërë virale trofeu i Kupës së Kosovës që u fitua nga KF Llapi që drejtohet nga Tahir Batatina. 

Duket se ai që ka shkruar emrin e Federatës së Futbollit të Kosovës [FFK] nuk ka ditur as se si shkruhet tamam emri i sportit më popullor në botë. Në vend të “futbollit” ai e ka shkruar “fuDbollit”, përcjell Periskopi.

Pa asnjë dyshim kjo do t’i lë shije të keqe edhe KF Llapit që tashmë ka ftuar qytetarët llapjanë të dalin në fotografi me kupën e fituar.

Llapi e mposhti Dukagjinin nga Klina në finale të Kupës pas ekzekutimit të penaltive për të marrë një biletë për garat evropiane.

Shpërndaje në: