U nda nga Nora, Roberti tregon kur bëri për herë të fundit marrëdhënie seksuale

U nda nga Nora, Roberti tregon kur bëri për herë të fundit marrëdhënie seksuale

Robert Berisha dha një përgjigje interesante kur u pyet se cila është hera e fundit kur ka bërë marrëdhënie seksuale.

Robert Berisha ditët e fundit ka qenë kryetemë e medieve rozë, për shkak të ndarjes nga Nora Istrefi, shkruan lajmi.net.

Ai përmes një postimi e kishte konfirmuar ndarjen, ndërsa së fundi qarkulluan thashetheme se ka nisur një lidhje të re.

Por, i kontaktuar nga lajmi.net, këngëtari ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se në momentin kur të fillojë lidhje të re, do ta bëjë publike.

“Kur të lidhna me dikon kanë me marr vesh prej meje direkt si gjithmonë qysh i bëj publike, s’kam çka me mshef, jam beqar”, tha ai.

Ndërsa, i pyetur rreth vajzës me të cilën u fotografua, ai tha se është shoqe e tij, e cila po merr pjesë në një projekt.

“Ajo vajza është 21 vjeçe edhe është një shoqe e jona e cila ka ardhë për të marrë pjesë në projektet tona, nëse une pi kafe me naj kolege ose qoftë dikush i familjes time… ndonjë teze, nuk dmth që jam në lidhje me tezen time”, tha Roberti për lajmi.net.

Ndërsa, në pyetjen se kur është hera e fundit që ka bërë marrëdhënie seksuale, ai kishte një përgjigje interesante.

“Aq shumë kam bërë seks gjatë jetës time sepse është shumë shëndetshëm, që s’kam nevojë të bëj një kohë të gjatë. Punë, punë dhe vetëm punë. Ka thënë Robert Frashër Berisha”, ishte përgjigja e Robertit.

Këngëtari nuk i ka kuresyer fjalët miradie për Norën, “ Veç një send kam qejf me ditë krejt fansat e mi… që kurgjo nuk e bëj për famë… i bëj për qejf të shpirtit tim edhe shpresoj që s’e lëndoj kërkënd… me punë dhe muzikë i kam arrit krejt këto deri tash e më së shumti me ndihmë e Norës në krah të famës saj që e ka bo me shumë punë dhe lodhje… i falënderohna me zemër… s’jam as i pari as i fundit… ma mirë shokë se me kriju negativitet në shpi afër fëmijës…80% e martesave kanë probleme po rrinë bashkë se ju vjen marre prej familjes dhe adeteve dhe traditave palidhje që i kemi na shqiptarët… kemi shumë të mira veç do do sene i kemi super ‘stupid’.. komente ka me pas gjithmonë smuj me i ndalu.. veç ni sen le ta dinë krejt ata qe duan me ditë.. Që Norën dhe Reneen kam me i pasë në zemër deri sa të jem gjall edhe 24/7 jam i gatshëm për çkado që kanë nevojë”.

Shpërndaje në: