U plagos para lokalit të Noizyt, flet Ardit Kërtusha: Ngjarja për motive politike

U plagos para lokalit të Noizyt, flet Ardit Kërtusha: Ngjarja për motive politike

Ish kandidati për kreun e PS në Durrës, Ardit Kërtusha ka deklaruar se plagosja e tij gjatë ditës së sotme ka ndodhur për motive politike.

Ndërkohë, uniformat blu në njoftimin zyrtar njoftojnë se plagosja me 3 plumba e 31-vjeçarit ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit pa përcaktuar më tej detaje, por nuk e përjashtojnë faktin se mund të ketë ndodhur për motive politike.

Ndërsa mjekët e urgjencës së Durrësit pas plagosjes i kanë dhënë ndihmën e parë 31 vjeçarit Ardit Kërtusha i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Kërtusha ka qenë një personazh edhe mediatik, pasi në disa raste ka denoncuar kapjen e kupolës drejtuese të PS-së së Durrësit nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

Kërtusha mësohet se në zgjedhjet e 25 Prillit kishte ndryshuar kah politik, duke dalë në krah të partisë Demokratike./Faxweb.al

Shpërndaje në: