U poshtërua nga Klopp, ky ishte reagimi i Xherdan Shaqirit (VIDEO)

U poshtërua nga Klopp, ky ishte reagimi i Xherdan Shaqirit (VIDEO)

Liverpooli është duke kaluar në një formë të mirë, por tifozët e skuadrës së madhe angleze nuk po arrijnë ta kuptojnë se pse Jurgen Klopp nuk po e inkuadron në lojë Xherdan Shaqirin

Liverpooli e mposhti me rezultat 2-0 Porton në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, derisa edhe në këtë takim nuk pati minutazh për Shaqirin, shkruan Periskopi.

Megjithatë, Klopp kishte bërë gati Shaqirin për ta futur në lojë, por vetëm në minutën e 90-të, derisa mesfushori nga Zhegra nuk pati fatin që të hynte në fushë pasi gjyqtari përfundoi takimin.

Tifozët shpërthejnë ndaj Kloppit pas asaj që ia bëri Shaqirit

Ky veprim i Kloppit i ka irrituar fansat e Liverpoolit, të cilët në Twitter nuk kanë hezituar të shfaqin mllefin e tyre.

“Pse Jurgen Klopp ia bëri këtë Shaqirit”

“Shaqiri nuk e ka merituar këtë”

“Ai duhej të inkuadrohej më herët”

“U ndjeva shumë keq që ai vetëm e shikoi ndeshjen, nuk u inkuadrua”

“Nëse e inkuadroni Shaqirin, ndeshja do të përfundojë me rezultat 5:0. Pse nuk po e inkuadroni atë”

“Turp që ia keni bërë këtë Shaqirit,” janë vetëm disa nga postimet e shumta në Twitter.

Kujtojmë që Shaqa për herë të fundit u aktivizua me Liverpoolin më 24 shkurt në ndeshjen kundër Manchester Unitedit që kishte përfunduar 0-0.

Ndërsa video e poshtërimit që trajneri gjermani i bëri futbollistit nga Zhegra është publikuar dhe mund ta shihni më poshtë. /PERISKOPI/

Shpërndaje në: