U protestua kundër dënimit për qeshje me zë të lartë

U protestua kundër dënimit për qeshje me zë të lartë

Me rastin e gjobës së shqiptuar ndaj qytetares së Prishtinës, Aida Gashit, për të qeshurat e saj, grupi “Të Qeshim së Bashku” ka organizuar një protestë qesharake, me moton “Të qeshim me zë të lartë, Prishtina ka nevoje për të qeshurat tona”.

Në një prononcim për Klan Kosova, protagonistja e kësaj proteste Aida Gashi ka thënë se nuk ka dalë të protestojë kundër autoriteteve, por kundër dënimit të padrejtë që i është bërë.

“Ne vetëm sa kemi filluar me të qeshura – sikur sonte kam qeshur edhe atë natë. Unë jam këtu për të protestuar jo kundër policisë, por kundër dënimit të padrejtë që më është bërë”.

“Me qeshë është refleks dhe nuk është një gjë që mund të ndalohet me ligj. Unë dhe avokati Tomë Gashi do ta dorëzojmë ankesën në Polici. Qëllimi është që ta sensibilizojmë Policinë që të merren me gjëra më të rëndësishme e jo me të qeshurat e qytetarëve”.

Shpërndaje në: