U publikua një video ku Chicharito nuk pranoi të nënshkrunte mbi flamurin meksikan, reagon e dashura e tij

U publikua një video ku Chicharito nuk pranoi të nënshkrunte mbi flamurin meksikan, reagon e dashura e tij

Nicole McPherson beson se realiteti është duke u shtrembëruar nga mediat

Chicharito Hernandez është bërë protagonist kryesor javën e kaluar në MLS. Futbollisti i LA Galaxygjithmonë është në qendër të vëmendjes, si për paraqitjet e tij në fushë por edhe për jetën e tij personale.

Në ditët e fundit ai është përfshirë në dy polemika. Së pari, ai refuzoi të nënshkruajë mbi flamurin meksikan, të cilin e hudhi në tokë. Polemika tjetër ishte kur ai refuzoi që të bënte foto me një fëmijë.

Partnerja e tij e tanishme, Nicole McPherson nga Ekuadori, ka dalë në mbrojtje të tij duke dhënë një mesazh të fortë në Instagram.

“Është shumë e lehtë në ditët e sotme të shikosh një video që është e montuar vetëm për të treguar një pjesë të vogël të një filmi të tërë, është më e lehtë se sa ju mendoni”, ka shkruar ajo.

“Fotot apo videot jashtë kontekstit janë një burim shumë i fuqishëm i dezinformatës vizuale. Nuk është e nevojshme që të shkohet kaq larg?”.

“Gjuha e urrejtjes për çdo gjë kënd që shpreh ide të tjera është po aq e neveritshme se sa mesazhi i dhënë që kritikohet. Mos harroni së pas çdo profili qëndron një qenie njerëzore”.

Kush është Nicole McPherson, e dashura e Chicharitos?

Ajo është një 28 vjeçare nga Ekuadori, shumë e popullarizuar në këtë vend. Përveç që është modele, ajo është e njohur për fillimin e disa bizneseve në vendin e saj, ka një agjenci për promovimin e brendeve dhe një agjenci kreative, e cila e lejon atë të jetë një ambasadore ndërkombëtare e brendeve të njohura.

Ajo është beqare por është nëna e një djali pesë vjeçar. Para se të jetë partnerja e Javier Hernandezit, ajo ishte në lidhje me Ruben Austin, një biznesmen gjerman me të cilin ajo ka fëmijën e parë.

Marrëdhëniet e saj me Chichariton u bën zyrtare në shkurt të 2022, pasi Chicharito u shkurorëzua nga Sarah Kohan, me të cilën ka dy fëmijë.

Shpërndaje në: