U qëllua dje për vdekje, trupi i ish-kryeministrit japonez kthehet në shtëpinë e tij në Tokio

U qëllua dje për vdekje, trupi i ish-kryeministrit japonez kthehet në shtëpinë e tij në Tokio

Një autokolonë që mban trupin e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe ka mbërritur në shtëpinë e tij në Tokio.

Abe u qëllua për vdekje derisa po fliste në një aktivitet të fushatës politike të premten në mëngjes në qytetin jugor të Nara-s.

Policia që po heton atenatin ka thënë se i dyshuari kishte inat ndaj një “organizate specifike”.

Sulmuesi i dyshuar, i quajtur Tetsuya Yamagami, 41 vjeç, besonte se Abe ishte pjesë e kësaj organizate, thanë ata.

Yamagami ka pranuar se e ka qëlluar atë me një armë të bërë vetë, sipas policisë.

Derisa një makinë që po bartte trupin e Abe-s mbërriti në rezidencën e tij në Tokio, anëtarët e Partisë së tij Liberale Demokratike në pushtet, të veshur me të zeza, u rreshtuan për të bërë nderimet e tyre.

Kryeministri aktual Fumio Kishida pritet ta vizitojë këtë pasdite.

Sipas raporteve të mediave lokale, një vigjilje nate do të mbahet të hënën dhe varrimi i Abe-s do të bëhet të martën.

Shpërndaje në: