U raportua që shqiptarët vranë serbët në Gjermani: Bild ka lajme tjera për tragjedinë

U raportua që shqiptarët vranë serbët në Gjermani: Bild ka lajme tjera për tragjedinë

Një incident i tmerrshëm ndër-etnik ka ndodhur në fshatin Abensberg të Bavarisë, në Gjermani. Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plaguar rëndë.

Gazeta gjermane Pi-News raportonte se personi i vrarë bashkë me të plaguarin rëndë ishin të etnisë serbe, dhe se ishin sulmuar nga dy shtetas kosovar.

Megjithatë, gazeta prestigjioze gjermane ka raportuar ndryshe, duke thënë që personi i vrarë ishte një kosovar me emrin Fatos L. Ndërsa i plagosur rëndë mbeti i vëllai i tij, raporton Express.

Edhe kosovarë të tjerë që jetojnë në këtë qytetet kanë konfirmuar versionin e Bildit, duke thënë që viktimat në këtë rast ishin pikërisht kosovarët.

Ndërkohë është përcjellë edhe një njoftim në facebook i një familjari i cili ka thënë se kanë marrë lajmin për vdekjen e Fatos Lumit, emër ky që koincidon me inicialet e dhëna nga gazeta gjermane BILD.

Këtë së fundi e kanë konfirmuar edhe familjarë të Fatosit.

Por, ka dyshime të forta se edhe autorët e vrasjes dhe plagosjes ishin nga Kosova. /Periskopi

 

Shpërndaje në: