U raportua se Spanja po përgatitet ta njoh pavarësinë e Kosovës, Selankoviq në panik – Takohet me ministrin spanjoll

U raportua se Spanja po përgatitet ta njoh pavarësinë e Kosovës, Selankoviq në panik – Takohet me ministrin spanjoll

Gazeta spanjolle “The Objective” ka raportuar se Spanja po përgatitet ta njoh pavarësinë e Republikës së Kosovës. Menjëherë në panik është parë ministri i jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, ku në një organizim të OSBE-së ka takuar ministrin e Jashtëm të Spanjës, Jose Albares.

Selakovic është shprehur se janë mirënjohës ndaj Spanjës në faktin që sipas tij këta të fundit kanë shprehur “përkrahjen për integritetin dhe sovranitetin territorial të Serbisë”, përcjell Periskopi.

“Në margjina të Këshillit Ministror të OSBE-së, ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Jose Albares. Bashkëpunimi ekonomik Spanjë-Serbi, rruga evropiane e Serbisë, Kosova ishin çështjet që u diskutuan. Ne i jemi mirënjohës Spanjës për mbështetjen e saj të vazhdueshme dhe parimore ndaj “integritetit territorial dhe sovranitetit të të Serbisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Serbisë.

Gazeta spanjolle “The Objective” para disa ditëve shkruante se kreu i Qeverisë së Spanjës, Pedro Sanchez, është duke përgatitur një kthesë historike sa i përket pozitës së Madridit zyrtar për Republikën e Kosovës. Sipas kësaj gazete spanjolle një lëvizje e tillë do të nënkuptojë edhe pranimin de-fakto të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Një raportim të tillë “The Objective” e mbështet në burime diplomatike të cilat thonë se Spanja pritet që të hap një Zyrë Tregtare dhe Kulturore në Prishtinë. Gazeta thotë se një veprim i tillë do të bëhet duke ndjekur modelin e Franco-s me BRSS-në, pra pa nënkuptuar njohjen e plotë.

 

 

Shpërndaje në: