U rritën për 10 euro: Koha kur Kurti hypi në autobus me të moshuarit dhe iu premtoi 150 euro pension

U rritën për 10 euro: Koha kur Kurti hypi në autobus me të moshuarit dhe iu premtoi 150 euro pension

Qeveria Kurti dje mori vendim që asnjë pension të mos jetë nën 100 euro. Ministri i Financave, Hekuran Murati, dje njoftoi se ky vendim ishte marrë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Sipas këtij vendimi, pensionet ivalidore të punës, u rritën për 10 euro.

“Ne me të marrë mandatin në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike patëm marrë vendim që deri në fund të vitit 2021 asnjë pension të mos ishte nën 100 euro, dhe këtu përfshiheshin katër kategori: pensionet bazike që kishin vlerën 90 euro, pensionet e aftësisë së kufizuar 75 euro, pensioni familjar 90, dhe pensioni inavlidor i punës 90 euro. Pra, kemi aplikuar shtesa për këto kategori që të mos jenë nën 100 euro në kuadër të Pakos së Ringjalljes”, tha Murati, përcjell Periskopi.

Lidhur me këtë rritje dhe me një metodë që pensionet të paguhen në mes të muajit – me datën 15 – dje pati reagime të shumta interesante. Shpend Ahmeti tha se nuk e ‘kupton këtë çështje’ duke ngritur pyetje si: a janë çmimet më lirë në mes të muajit?

Në Periskopi, ndamë rrëfime me njëri-tjetrin se si disa pensionistë që na ra të bisedonim dje gjatë kohës së lirë me ta, kishin menduar se në fakt, rritja e pensionit u bë në 100 euro +. Fatkeqësisht, ne ua kemi sqaruar që rritja është bërë vetëm për 10 euro. Nejse…

Në vitin 2017, kur po kandidonte për kryeministër, Albin Kurti gjatë një takimi me një grup pensionistësh, pati premtuar që pensioni minimal të bëhej 150 euro brenda mandatit të parë.

“Me qeverisjen e Lëvizjes, pensioni minimal do të bëhet 150 euro brenda mandatit të parë.”, pati deklaruar Kurti.

Fushata e kryeministrit për pensionet, ishte interesante edhe së fundmi, për zgjedhjet e 14 shkurtit, ku partia e tij shënoi fitore bindëse.

Është e njohur fushata me pensionistët – në stilin e presidentit Biden – “Unë jam Albin Kurti dhe e mbështes këtë kërkesë’.

Dialogu në videon e fushatës elektorale:

Pensionisti: Dojna me na i rritë edhe neve penziat, me jau ble nipave edhe mesave naj çokollatë.

Albin Kurti: Unë jam Albin Kurti dhe e mbështes këtë kërkesë.

Në Ballkanin Perëndimor, pensionet më të vogla minimale, vazhdojnë të jenë në Kosovë ndërsa më të lartat në Serbi./Periskopi

Grafika e REL, pa shtesën prej 10 eurosh nga dje:

 

 

Shpërndaje në: