U shtrua me urgjencë në spital, legjenda Pele ka një mesazh për tifozët

U shtrua me urgjencë në spital, legjenda Pele ka një mesazh për tifozët

Pele është shtruar me urgjencë në spital, por ikona braziliane e futbollit ka sqaruar gjithçka.

Lajmet në Amerikën e Jugut në orët e fundit të shtrimit në spital të legjendës Pele kishin ngjallur shumë shqetësime në lidhje me gjendjen shëndetësore të “O Rei”, por ishte vetë ish -kampioni ai që i siguroi fansat përmes një postimi në Instagram:

“Miqtë e mi, faleminderit aq shumë për mesazhet. Faleminderit Zotit që jam mirë dhe që më lejon mjekët të kujdesen për mua”, ka shkruar Pele, përcjell Periskopi.

Të shtunën e kaluar u operova për të hequr një lezion të zorrës së trashë. Tumori u identifikua gjatë testeve për të cilat ju kam thënë tashmë”, shtoi ai.

“Fatmirësisht, jam mësuar të festoj fitore të mëdha me të gjithë ju. Do ta përballoj këtë ndeshje me një buzëqeshje në fytyrën time, shumë optimizëm dhe gëzim jete, i rrethuar nga familja dhe miqtë e mi”, ishin fjalët e ikonës braziliane.

Pele ka pasur komplikime edhe më parë me shëndetin, por ai ka kaluar ato sfida. /Periskopi/

Shpërndaje në: