U takuan në sheshin e Podujevës, Veliu: Albin Kurti se meriton as me i folë

U takuan në sheshin e Podujevës, Veliu: Albin Kurti se meriton as me i folë

Ndonëse sot është heshtje zgjedhore dhe me ligj ndalohen fushata e partive politike, në Podujevë po vazhdohet edhe sot nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidati për komunën e Podujevës, Shpejtim Bulliqi po qëndrojnë në sheshin e këtij qyteti.

Jo veç këta, në anën tjetër edhe rivalët politik, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi po qëndrojnë në sheshin e këtij qyteti.

Ajo çfarë është me rëndësi është se dy grupet janë takuar mes vete në shesh dhe nuk kanë folur mes vete për disa arsye.

Agim Veliu ka thënë se edhe pse e ka parë Albin Kurtin në shesh, ai nuk e meriton që ta përshëndet.

“Unë kam dal me Arban Abrashin në sheshin e Podujevës dhe jo për të bërë fushatë. Në shesh ishin edhe Albin Kurti dhe Shpejtim Bulliqi, por nuk folëm. Kurti s’e meriton as me komunikue”, ka thënë Veliu për Klanin.

Megjithatë, Bulliqi ka thënë se nuk e ka parë as njërin as tjetrin.

“Unë dhe Kurti jemi me një çajtore të qytetit pas homazheve që bëmë te shtatoret e heronjve në shesh”, ka thënë Bulliqi.

Ndryshe dy partitë po e arsyetojnë këtë qëndrim në sheshin e Podujevës se po bëjnë homazhe te shtatoret e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci.

Shpërndaje në: