U tall me policinë në Tik Tok, arrestohet Dardi

U tall me policinë në Tik Tok, arrestohet Dardi

Djali i cili njihet si Dardi, e që ishte edhe pjesë e emisionit të “Its my love”, është tallur publikisht me Policinë e Kosovës, duke telefonuar në numrin 192.

Derisa ishte ‘live’ në rrjetin e tij social “Tik Tok,” ai shihet teksa thërret Policinë dhe raporton rrejshëm se dikush i ka bërë një pritë në rrugë.

“Mirëmbrëma. M’fal, qetu te komuna njëfarë Valmiri bosi po don problem. Thash t’ju thirri juve. Unë jam imDardi, Kurti. Jam mysafir prej Ferizajt, në Klinë. M’kanë dalë në pritë”, thotë ai.

Zyrtari policor që iu është përgjigjur ia kthen: “Ani rri qaty, edhe vijmë…”

Mirëpo sipas Policisë së Kosovës, ky ishte deklarim i rremë, andaj edhe është arrestuar ai.

Dardi, sipas Policisë, është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti lajmërim apo kallëzim i rremë.

“Policia e Kosovës, si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve intensive ka arritur ta identifikojë dhe njëherit ta arrestoi personin e dyshuar (D.M.), i cili ka bërë deklarim të rremë duke kontaktuar Policinë e Kosovës në numër emergjent për kinse nevojë për ndihmë policore dhe pastaj të njëjtat incizime i ka publikuar në Tik Tok, të titulluar (Dardi thirr policin).”

“Të gjitha hetimet dhe veprimet policore janë ndërmarrë në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent, ku ndaj personit të dyshuar është iniciuar rasti lajmërim apo kallëzim i rremë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policise.

Njoftimi i policisë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA
Arrestohet i dyshuari për lajmërim të rremë dhe publikim të videos në Tik Tok
Prishtinë, më 16 janar 2022,
Policia e Kosovës, si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve intensive ka arritur ta identifikojë dhe njëherit ta arrestoi personin e dyshuar (D.M.), i cili ka bërë deklarim të rremë duke kontaktuar Policinë e Kosovës në numër emergjent për kinse nevojë për ndihmë policore dhe pastaj të njëjtat incizime i ka publikuar në Tik Tok, të titulluar (Dardi thirr policin).
Të gjitha hetimet dhe veprimet policore janë ndërmarrë në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent, ku ndaj personit të dyshuar është iniciuar rasti lajmërim apo kallëzim i rremë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Duke parë angazhimet dhe nevojën për veprime policore në ofrimin e ndihmës ndaj qytetarëve që kanë nevojë për prezencë policore, rastet e tilla pengojnë punën policore dhe janë të kundërligjshme, andaj Policia e Kosovës do të ndërmerr masa të menjëhershme ndaj të gjithë personave që mund të përfshihen në raste të tilla.
Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore dhe kushtetuese si dhe ofrimin e ndihmës dhe sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve.
Në vijim keni vido linkun e publikuar

 

Shpërndaje në: