U tha se Afrim Tovërlani e sulmoi i dehur me thikë, më në fund reagon Shpend Ahmeti

U tha se Afrim Tovërlani e sulmoi i dehur me thikë, më në fund reagon Shpend Ahmeti

Kryetari në largim i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas raporteve sensacionale se është sulmuar nga trajneri kosovar, Afrim Tovërlani.

Në bazë të asaj çka thuhej nëpër raportet mediatike të së martës pasdite, Tovërlani i njohur si ‘Toki’, shkoi i dehur në shtëpinë e Ahmetit dhe e sulmoi fizikisht i armatosur me një armë të ftohtë, shkruan Periskopi.

Tash, numri 1 i Komunës ka reaguar me anë të një statusi ku ka thënë:

”Falemnderit të gjithëve për pyetjet e kujdesin. I pash edhe titujt ne portale. Nuk ka pas kurfarë ballafaqimi fizik e as luftë më thika. Afrimin e njoh moti dhe e kam mik.
Ka qenë mbrëmë të shtepia kur nuk kam qenë unë dhe e ka thirr vetë policinë e cila me të arritur e ka arrestuar. Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi edhe pse vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent dhe me fëmijë të mitur prezent nuk janë të mirëseardhura. Mirëpo, nuk ka pas as fjalosje e as ndonjë fjalë të rëndë me fëmijet dhe familjen.
Shpresoj që këtë incident Afrimi ta sqaroj e kaloj sa më lehtë me organet e rendit. Duke e pas mik qe një kohë të gjatë nuk besoj që ka pas qëllim të sulmit apo kërcënimit.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: